Ulja e tarifave mund të rrisë investimet deri në 25 për qind
Ulja e tarifave doganore të repromaterialeve, sigurimi i huave afatgjata të favorshme dhe zhvillimi i diplomacisë ekonomike është pjesë e mbështetjes që duhet t’u ofrohet kompanive të orientuara drejt eksportit për të qenë motori i rritjes në periudha pas KOVID-it. u theksua sot para fillimit të forumit ekonomik të organizuar nga Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politika “Fajnens think”.
Analiza e përgatitur nga “Fajnens think” tregon se ulja e tarifave për inputet kryesore do të rrisë investimet deri në 25 për qind, prodhimin dhe konkurrencën, dhe do të rrisë konkurrencën e vendit për investime të reja.
“Kompanitë e orientuara drejt eksportit kanë potencialin për të investuar në teknologji dhe rreth 60 për qind e tyre kanë një plan për ta bërë këtë. Ata kanë potencial për të investuar në investime, si dhe për të qenë pjesë e ndryshimeve strukturore që synojnë forcimin e kapitalit njerëzor, kryesisht në procesin e arsimit të dyfishtë. Sa i përket tërheqjes së investimeve të reja, ekzistojnë vetëm 19 për qind të ndryshimeve strukturore të rialokimit në kompanitë mëmë dhe pothuajse 90 për qind të kompanive që kanë një proces rialokimi, kanë potencial për të sjellë linja të reja prodhimi”, deklaron Bllagica Petreski nga “Fajnens think “.
Pandemia, shtoi Petreski, tregoi se sa e rëndësishme është të kesh furnizues vendas.
“Në KOVID-19, zinxhirët e furnizimit u ndërprenë dhe shumë kompani vendase u përballën me problemin se ku të sigurojnë burimet dhe inputet. Kjo nxori në sipërfaqe bashkëpunimin shumë të vogël midis investitorëve të huaj dhe kompanive tona. Në periudhën e ardhshme, ato lidhje midis tyre duhet të forcohen, dhe kështu potenciali për prodhimin e inputeve dhe lëndëve të para në vend duhet të intensifikohet”, theksoi drejtoresha ekzekutive.
Diplomacia ekonomike, tha Petreski, është thelbësore që kompanitë vendase të eksportit të zgjerohen në tregje të tjera, përveç atyre ekzistuese në të cilat ato janë të pranishme.
“Një kufizim i madh është kapitali njerëzor. Duhet të inkurajohet përmes arsimit dhe trainimit të dyfishtë dhe trajnimit në vendin e punës, shtoi Petreski, duke paraqitur përfundimet nga analiza “Potenciali i kompanive të orientuara nga eksporti për kontributin në rimëkëmbjen ekonomike pas Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut”.
Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi u dakordua që kompanitë e eksportit të luajnë një rol të madh në rimëkëmbjen ekonomike. Prandaj, ai tha, se përmes paketës së katërt dhe të pestë të masave, ne nuk do të flasim më vetëm për ndihma, por edhe për inkurajimin e aktiviteteve të reja investuese në këto struktura prodhimi.
“Unë do të doja të theksoja disa prej tyre, Fondin për Mbështetjen e Kompanive të Eksportit, huatë pa interes dhe Ligjin për Garancinë e Shtetit për Kreditim, i cili do të sjellë likuiditet shtesë për kompanitë, dhe shteti do të garantojë investimin e tyre”, tha Bytyqi .
Ai kujtoi se tashmë janë miratuar dy masa me të cilat tarifat doganaore për 108 lëndë të para janë zvogëluar ose janë hequr plotësisht.
“Ne vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pavarur në miratimin e ligjeve të caktuara sepse Tarifa Doganore dhe harmonizimi mund të bëhet në dy mënyra – përmes masave autonome dhe sistematike, duke ndryshuar të gjithë Tarifën Doganore dhe ligjin që ne punojmë me të gjitha kompanitë”, tha Bytyqi.
Ai theksoi se ligji për fondin për mbështetjen e kompanive të eksportit është para deputetëve dhe ligji për garancinë shtetërore është një tjetër instrument që do t’i ndihmojë ata të gjejnë tregje të reja.
Lidhur me atë se sa efekte negative ka ekonomia për shkak të mungesës së vaksinave për një kohë të gjatë, Bytyqi tha se efektet do të maten pas një periudhe të caktuar.
“Ne po përpiqemi të tregojmë se ia lëmë ekonominë ekonomistëve dhe shëndetin ia besojmë e punonjësve shëndetësorë dhe profesionistëve në atë fushë. Unë mendoj se politikat ekonomike kanë dhënë rezultate, ka pasur një rënie të PBB-së, por krahasuar me të gjitha vendet e BE-së është shumë më i vogël edhe se vendet më të zhvilluara. Kjo nuk do të thotë që ne jemi më të mirë se ata, por politikat kanë pasur një efekt të madh. Ne duhet të kujdesemi që të marrim masa në kohë për të zbutur ndikimin negativ”, nënvizoi Bytyqi.
Sipas tij, në fund të vitit 2020, vendi ka shënuar një rritje të eksporteve. Në janar 2021, rritja ishte 15.4 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, i cili u konsiderua si një nga më të mirët në vitet e fundit.
” Në këtë muaj është shënuar mbulimi më i lartë i importit që ka qenë ndonjëherë me eksportet, prej 84.7 për qind që nuk i kemi arritur në 15 vitet e fundit. Janari 2021 është muaji i gjashtë me radhë në të cilin eksportet janë rritur në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, një trend që ne shpresojmë të vazhdojë, dhe sigurisht ky është edhe konfirmim për politika e përshtatshme ekonomike të zbatuara nga Qeveria gjatë krizës”, tha Bytyqi.
Para forumit foli edhe ambasadorja britanike Raçel Gallouei, e cila shprehu shpresën se bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve do të forcohet./ZHURNAL























