Koronavirusi ka ndikim te njerëzit më shumë gjatë pasditës
BKT
Shëndetësi

Koronavirusi ka ndikim te njerëzit më shumë gjatë pasditës

Njerëzit mund të bartin më shumë koronavirusin gjatë pasditës, duke sugjeruar se kjo mund të jetë koha më e mirë e ditës për të bërë teste, ndërsa hulumtime të veçanta tregojnë se frekuentimi i shkollës ka një ndikim minimal në infeksionet serioze Covid-19, shkruan “TheGuardian”

Kthimi i fëmijëve në klasa në gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka nxitur shqetësim të gjerë se kjo mund të çojë në një rritje të infeksioneve.

Për shkak të kësaj, nxënësve të kolegjit dhe të shkollave të mesme u kërkohet të bëjnë dy herë në javë teste, për të monitoruar shkallët e infeksionit në komunitet, përcjell albinfo.ch.

Sidoqoftë, studimi i ri, i cili ende nuk është rishikuar, sugjeron që testet Covid-19 mund të kenë më pak gjasa të japin rezultate të gabuara nëse merren gjatë pasdites së hershme, krahasuar me periudhat e tjera të ditës.


MË SHUME NGA Shëndetësi