KEDS po punon maksimalisht për të sanuar dëmet e shkaktuara nga moti
BKT
Ekonomi

KEDS po punon maksimalisht për të sanuar dëmet e shkaktuara nga moti

Ekipet e terrenit po vazhdojnë me kapacitete maksimale edhe në orët e vona të mesnatës angazhimin për të sanuar dëmet në rrjet që u shkaktuan nga reshjet e vazhdueshme të borës.

Zonat më të afektuara janë distrikti i Prizrenit dhe Gjakovës, ku me dhjetëra ekipe po punojnë maksimalisht për të rikthyer furnizimin për konsumatorët e afektuar. 

Në zonat periferike, ekipet po ballafaqohen me vështirë për të depërtuar deri tek avaria pasiqë reshjet e vazhdueshme të borës tashmë kanë bllokuar çasjen. 

Sidoqoftë, ekipet po bëjnë çmos duke shfrytëzuar çdo alternativë në dispozicion për të rikthyer furnizimin tek konsumatorët.


MË SHUME NGA Ekonomi