EBA investojnë 800 milionë paund në industrinë e shkencës në Britani
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të investojnë 800 milionë paund në industrinë e shkencës në Mbretërinë e Bashkuar për një periudhë 5-vjeçare.
Sipas lajmit të gazetës "The National" të botuar në anglisht në EBA, kompania e Investimeve Mubadala me qendër në Abu Dhabi mori një vendim strategjik për investime në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë kontekst thuhet se Mubadala do të investojë afërsisht 800 milionë paund në industrinë e shkencës në Mbretërinë e Bashkuar përmes "Partneritetit të Investimeve Sovrane EBA-Mbretëri e Bashkuar".
Gjithashtu thuhet se kompania do të bëjë një transferim kapitali prej 200 milionë paund në Programin e Investimeve të Shkencës në Mbretërinë e Bashkuar.
Kreu i Bordit të Mubadala, Khaldoon Al Mubarak tha se investimi përfshin kujdesin shëndetësor, ndryshimin e klimës dhe industritë e zhvilluara të qëndrueshme me aftësi të lartë.
Më tej thuhet se EBA dje vendosi të investojnë 10 miliardë dollarë në Indonezi me urdhër të Princit të Kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.























