Në fushën e gazit "Shafag-Asiman" të Azerbajxhanit zbulohen rezerva gazi
BKT
Ekonomi

Në fushën e gazit "Shafag-Asiman" të Azerbajxhanit zbulohen rezerva gazi

Sipas një deklarate nga Kompania Shtetërore e Naftës së Azerbajxhanit (SOCAR), rezerva e gazit natyror dhe gazit kondensat është zbuluar në një thellësi 7.189 metra në fushën e gazit "Shafag-Asiman".

Në fushën e gazit "Shafag-Asiman" që ndodhet në pjesën e Detit Kaspik që i përket Azberbajxhanit zbulohen rezerva të gazit natyror dhe gazit kondensat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Kompania Shtetërore e Naftës së Azerbajxhanit (SOCAR), rezerva e gazit natyror dhe gazit kondensat është zbuluar në një thellësi 7.189 metra në fushën e gazit "Shafag-Asiman".

Në deklaratë bëhet e ditur se do të kryhet një gërmim vlerësimi shtesë për të përcaktuar plotësisht rezervat e fushës.

Fusha e gazit "Shafag-Asiman" që ndodhet 125 km në juglindje të kryeqytetit Baku, përfshin një sipërfaqe prej 1.100 metër katrorë.

Në fushën ku thellësia detare e të cilës ndryshon nga 650 deri në 800 metra, punimet eksploruese janë kryer bashkërisht nga SOCAR dhe British Petroleum (BP).

SOCAR dhe BP në vitin 2010 nënshkruan marrëveshje për menaxhimin e përbashkët të fushës së gazit "Shafag-Asiman".


MË SHUME NGA Ekonomi