15:17 / 25.03.2021
Ahmeti del me njoftim për bujqit nga Komuna e Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është shtyrë afati i aplikimit për subvencione në bujqësi.
Ahmeti ka shkruar në “Facebook”, se aplikimi është i hapur deri ditën e premte, më 26 mars, në orën 15:00. “Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se është shtyrë afati i thirrjes për aplikim për përkrahje në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe shpezërisë. Aplikimi është i hapur deri më 26 Mars e Premte ora 15:00”, ka shkruar Ahmeti.























