Në Japoni mbi 1.200 biznese falimentojnë
Sipas një analize nga shkurti i vitit të kaluar, sektori i gastronomisë është goditur më së rëndi, me 195 kompani të falimentuara.
Më shumë se 1.200 biznese kanë falimentuar që nga shkurti i vitit 2020 në Japoni për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).
Sipas transmetuesit publik NHK, Teikoku Databank ka ekzaminuar kompanitë që janë paraqitur për falimentim dhe likuidim që nga shkurti i vitit 2020.
Sipas analizës, në mesin e 1.200 bizneseve që kanë falimentuar në gjithë vendin, sektori i gastronomisë renditet i pari me 195 kompani.
Po ashtu, 104 firma ndërtimi dhe 84 firma turistike-akomoduese kanë falimentuar vitin e kaluar.
Nga bizneset që kanë falimentuar, 287 kanë qenë në kryeqytetin Tokio, 113 në Osaka dhe 69 në provincën Kanagawa.























