08:03 / 28.03.2021
Shahini:Qeveria të bëhet urë lidhëse me organizatat financiare
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se Qeveria e re tashmë i ka numrat për t’i shtyrë përpara të gjitha proceset ekonomike e sociale. Ai shtoi se në mungesë të ligjeve, Kosova ka përfituar fare pak nga Fondet Ndërkombëtare kundër Covid19.
“Qeveria të bëhet urë lidhëse me organizatat financiare ndërkombëtare për mbështetjen e ekonomisë duke i zhvilluar politikat ekonomike dhe sociale për shkak se vendi është thelluar në krizë. Prandaj qeveria duhet të promovoj besim e bashkëpunim me sektorin privat”, tha ai.























