Spitali i Prizrenit furnizohet me aparaturë re
BKT
Shëndetësi

Spitali i Prizrenit furnizohet me aparaturë re

Aparatura e re mjekësore nga "Projekti Emergjent Covid-19" i Bankës Botërore.

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit është pajisur me aparaturë të re mjekësore.

Kjo pajisje e re u bë si pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.

Tash, profesionistët shëndetësorë do të kenë në dispozicion edhe 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë për trajtimin e pacientëve, të cilët, sidomos në kohën e Pandemisë COVID-19, pritet të luajnë rol shumë të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve më cilësore mjekësore.

Me kërkesë të Spitalit të Prizrenit, pas identifikimit të nevojave për furnizim me pajisje të reja, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, i ka dorëzuar, gjithashtu, një analizator të gazrave me gjak.


MË SHUME NGA Shëndetësi