Gërxhaliu:Vendimi i Kushtetueses për “Monego”-n i mirëpritur
Institucioni financiar “Monego” e ka humbur rastin në Gjykatën Kushtetuese. Kjo u bë e ditur sot përmes një njoftimi nga kjo Gjykatë. Kushtetuesja vlerësoi se aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës është në përputhje me të drejtën për gjykim të drejtë si dhe të drejtën për një proces të rregullt gjyqësor.
Përfaqësuesit e “Monego”-s kishin shtjerrë të gjitha mjetet ligjore pas revokimit të licencës nga Banka Qendrore e Kosovës.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se vendim i Kushtetueses për Institucion financiar “Monego” e ka humbur rastin në Gjykatën Kushtetuese, është i mirëpritur dhe është vendim i drejtë.
“Vendim i Gjykatës Kushtetuese i jep vulë dhe të drejt BQK-së, e cila kishte hequr licencën ‘Monego’-s, kjo është e mirëseardhur për sundim të rendit dhe Ligjit”, tha ai për emisionin në “Subvencion”, në RTK.
Ai ka folur edhe për sistemin bankar, i cili sipas tij është në mbështetje të zhvillimit ekonomikë të Kosovës.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se BQK-ja, ka luajtur rol të rëndësishëm ne ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.























