Spanjë, deficiti i PBB-së në nivelin më të lartë që nga 2009
BKT
Ekonomi

Spanjë, deficiti i PBB-së në nivelin më të lartë që nga 2009

Deficiti i Spanjës në vitin 2020 ishte më shumë se 113 milionë euro, 10,09% e PBB-së, njoftoi sot Ministria spanjolle e Thesarit.

Sipas medias spanjolle, kjo është shifra më e lartë që nga viti 2009, kur ai ishte 11,06%.

Në vitin 2019, deficiti i regjistruar ishte 2,86% e PBB-së.

“Përkeqësimi i financave publike është një pasqyrim i qartë i angazhimit të kësaj qeverie ndaj qytetarëve dhe strukturës prodhuese gjatë pandemisë”, tha ministrja e Thesarit dhe zëdhënësja e qeverisë, María Jesús Montero.

Spanja paraqiti një vlerësim të një deficiti prej 11,3% të PBB-së në Bruksel vjeshtën e kaluar./atsh


MË SHUME NGA Ekonomi