Porti turistik i Vlorës, shpallet fituesi i koncesionit me 22.8 mln euro
BKT
Ekonomi

Porti turistik i Vlorës, shpallet fituesi i koncesionit me 22.8 mln euro

Një bashkim i katër shoqërive, janë shpallur fituese të koncesionit për portin turistik të Vlorës.

Konsorciumi i përzgjedhur fitues ka ofruar një investim prej 22.8 milionë eurosh për transformimin e asaj hapësire detare.

Qeveria ka shpallur fituesin e koncesionit PPP që do të ndërtojë dhe menaxhojë për 35 vite portin turistik të Vlorës. Sipas njoftimit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, fitues është shpallur është bashkimi i shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k, “Marina Projects” ltd,  “Brunes” sh.p.k.  dhe “Ndregjoni” sh.p.k, të cilat kanë ofruar një vlerë investimi 22.8 milionë euro pa TVSH.

Në garën e shpallur në janarin e këtij viti, morën pjesë gjithsej 3 kompani, ku dy prej tyre, Albavia dhe Gjikuria u skualifikuan për shkak të mungesës së dokumentacionit si dhe mosplotësimit të kritereve të kërkuara.

Sipas planit, ky port i ri do të përshtatet për akomodimin e varkave dhe jahteve dhe krijimin e një zone me shërbime tregtare e turistike.

Sakaq, ndërsa porti i mallrave do të zhvendoset në zonën e Triportit në Vlorë.

Marina turistike është pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë, e cila pritet të zërë një sipërfaqe të konsiderueshme të portit, bashkë me një park publik me shtrirje deri në zonën e Skelës.


MË SHUME NGA Ekonomi