16:37 / 30.03.2021
KEDS dhe Komuna e Vushtrrisë kanë intensifikuar bashkëpunimin
Drejtori i Investimeve në KEDS, Hasan Oz gjatë takimit me krerët e kësaj komune, të udhëhequr nga Xhafer Tahiri, i njoftoi se kompania është duke investuar aktualisht në 9 projekte që kapin vlerën rreth 1.5 milionë euro.
Komuna e Vushtrrisë ka inkurajuar këto investime të KEDS-it, sikurse është zotuar që do të bashkëpunojë fuqishëm në realizimin e tyre.
KEDS dhe Komuna e Vushtrrisë janë duke bashkëinvestuar në projektin e renovimit të komplet rrjetit në rrugën “Adem Jashari” që gjendet në qendër të qytetit. Aty komplet rrjeti po vendoset nëntokë.
KEDS ka vepruar njëjtë edhe në qendrat e një pjesë të madhe të komunave.























