Australia zbulon planin për prodhimin e raketave të telekomanduara
Australia ka vendosur të prodhojë raketa të veta të telekomanduara dhe të krijojë një strukturë të re armësh me një prodhues global të armëve.
Australia ka vendosur të prodhojë raketa të veta të telekomanduara dhe të krijojë një strukturë të re armësh me një prodhues global të armëve.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi se Australia do të zgjedhë një partner strategjik të industrisë për të drejtuar një fabrikë sovrane për prodhimin e armëve në emër të qeverisë si pjesë thelbësore e iniciativës së re.
"Iniciativa e re do të mbështesë prodhimin e raketave dhe armëve të telekomanduara që do të përdoren në të gjithë Forcën Australiane të Mbrojtjes", thuhet në deklaratë.
Kryeministri australian, Scott Morrison tha se krijimi i një aftësie industriale të mbrojtjes sovrane ishte prioritet kryesor i qeverisë së tij.
"Krijimi i aftësive tona sovrane në tokën australiane është thelbësore për të mbajtur australianët të sigurt, ndërsa gjithashtu siguron mijëra vende pune lokale në bizneset në të gjithë zinxhirin e furnizimit të mbrojtjes", citohet të ketë thënë Morrison në deklaratë.
"Siç tregoi pandemia e COVID-19, se kemi aftësinë për vetë-mbështetje, qoftë zhvillimi i vaksinave apo mbrojtja e Australisë, është jetike për të përmbushur kërkesat tona në një mjedis global në ndryshim", shtoi ai.
Instituti Australian i Strategjisë Politike ka vlerësuar se Australia do të shpenzojë 100 miliardë dollarë në 20 vitet e ardhshme në blerjen e raketave dhe armëve të telekomanduara.
Ministri i Mbrojtjes, Peter Dutton tha se armët që do të prodhohen do të përmbushin nevojat në rritje të Australisë dhe do të ofrojnë mundësi eksporti.
"Nga prodhimi dhe furnizimi i armëve në Australi nuk do të përfitojnë dhe nuk do të rrisin kapacitetin operativ vetëm Forcat e Armatosura Australiane, por do të sigurohemi që të kemi një furnizim adekuat të rezervave të armëve për të mbështetur operacionet luftarake nëse ndërpriten zinxhirët globalë të furnizimit", tha Dutton.























