Arabia Saudite dhuron 422 milionë dollarë produkte të naftës
BKT
Ekonomi

Arabia Saudite dhuron 422 milionë dollarë produkte të naftës

Arabia Saudite njoftoi se dhuroi një total prej 422 milionë dollarë produkte të naftës në Jemen.

Sipas agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite SPA, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman zhvilloi një telefonatë me presidentin e Jemenit, Abdrabbuh Mansur Hadi.

Gjatë bisedës, u diskutuan çështjet në lidhje me zhvillimet në Jemen dhe mbështetjen ndërkombëtare për një iniciativë të Arabisë Saudite për një zgjidhje të plotë politike.

Në lajm thuhet se Princi i Kurorës i dërgoi Hadit produkte të ndryshme të naftës me vlerë prej 422 milionë dollarë të dhuruar nga programi i përgatitur nga Arabia Saudite për aktivizimin e stacioneve elektrike në shumë provinca të Jemenit dhe zhvillimin e vendit.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan, më 22 mars njoftoi se kishin filluar një iniciativë për paqe dhe zgjidhje të krizës në Jemen që përfshinte çështjet si, "Të arrihet një armëpushim gjithëpërfshirës nën mbikëqyrjen e OKB-së, të ardhurat nga Porti Al-Hudaydah të transferohen në llogarinë e përbashkët në Bankën Qendrore, të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Sana-s dhe fillimi i negociatave midis palëve nën mbikëqyrjen e OKB-së".

Iniciativa u mirëprit nga qeveria e Jemenit ndërsa Huthit deklaruan se iniciativa nuk solli ndonjë gjë të re.


MË SHUME NGA Ekonomi