16:02 / 31.03.2021
Parandalohet kontrabanda në rajonin e Vitisë
Njësite e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore.
Njësite kanë identifikuar njëautomjet transportues i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbërttë hynte me mallra tëkontrabanduara në Kosovë.
Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12000 mije euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku.
Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nen udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje.Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione te tjera























