13:18 / 01.04.2021
Bien rezervat e naftës bruto në SHBA
Rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në SHBA u ulën me 900 mijë fuçi javën e kaluar krahasuar me javën paraprake.
Administrata e Informacionit të Energjisë e SHBA-së (EIA) njoftoi se rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në vend ranë me 900 mijë fuçi (0.2 për qind) javën e kaluar afërsisht në 501 milionë e 800 mijë fuçi.
Pritja e tregut ishte që rezervat do të rriteshin me afërsisht 400 mijë fuçi.
Rezervat strategjike të naftës bruto, të cilat nuk janë përfshirë në rezervat komerciale të naftës së papërpunuar, mbetën të qëndrueshme në nivelin e 637 milionë e 800 mijë fuçi.
Në periudhën e përmendur, rezervat e benzinës në SHBA u ulën me 1.7 milionë fuçi në 230 milionë e 500 mijë fuçi.























