Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Byron Kosovare të Sigurimit
BKT
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Byron Kosovare të Sigurimit

Duke ditur se arsimi dhe edukimi janë elemente bazë të funksionimit të shoqërisë, të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi para shoqërisë në përgjithësi dhe gjeneratave të ardhshme dhe me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve të Arsimit të Lartë, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debutuese, organizimin e konferencës vjetore për sigurimet, organizimin e praktikave profesionale dhe ligjëratave të përbashkëta, trajnime etj.


MË SHUME NGA Ekonomi