Prodhimi industrial me rënie prej 12,2 për qind në shkurt
BKT
Ekonomi

Prodhimi industrial me rënie prej 12,2 për qind në shkurt

Prodhimi industrial në shkurt të këtij viti shënon rënie prej 12,2 për qind lidhur me shkurtin e vitit të kaluar, ndërsa në dy muajt e parë të vitit, në krahasim me atë periudhë të vitit të kaluar, zvogëlimi është për 12,8 për qind, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe nxjerrje të gurit në shkurt të vitit 2021, në krahasim me shkurtin e vitit 2020, shënon rënie prej 28,9 për qind, te Industria përpunuese ka rënie prej 11,2 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, rënie prej 2,2 për qind.

Zvogëlimi në sektorin Industria përpunuese është rezultat, para së gjithash, i prodhimit të zvogëluar të prodhimeve ushqimore, pijeve, tekstilit, veshmbathjeve, prodhimit të prodhimeve themelore farmaceutike dhe preparative farmaceutike, prodhimit të prodhimeve tjera minerale jometale, prodhimit të metaleve, të prodhimeve të fabrikuara metale, përveç makinerive dhe pajisjes dhe prodhimit të automjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në shkurt në vitin 2021, në krahasim me shkurtin e vitit 2020, shënon rënie te Energjia për 28,4 për qind, Prodhimeve kapitale për 19,7 për qind. Prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë për 23,8 për qind dhe Prodhimeve jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 10,5 për qind, ndërsa shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,8 për qind./ Zhurnal


MË SHUME NGA Ekonomi