OMK: Dita botërore e shëndetit të shërbej për kujdes ndaj Covid-19

OMK: Dita botërore e shëndetit të shërbej për kujdes ndaj Covid-19

Ndërgjegjësimi për rëndësinë e shëndetit është sfida globale e cila shënohet çdo vit mё 07 prill, nën sponsporizimin e Organizatёs Botёrore tё Shёndetësisë, duke shënuar kështu Ditën Botërore të Shëndetit.

Sivjet, kur bota po përballet me pandeminë COVID 19, është mëse i rëndësishëm reflektimi i të gjithëve për të ruajtur e promovuar shëndetin dhe për të ofruar shërbime sa më cilësore shëndetësore.

Oda e Mjekëve të Kosovës,vlerëson lartë reflektimin kolektiv rreth rëndësisë së sistemit shëndetësor dhe mirëmbajtjes së tij.

Krijimi i situatave tё vёshtira si pasojë e pandemisë Covid 19, tash e mё shumё se njё vit, ka shpërfaqur edhe heronjtë e saj. Janë mjekët anë e mbarë globit, ata që pavarësisht sfidave dhe rreziqeve po qëndrojnë në ballë të frontit për luftimin e infektiosit, që pos jetës së miliona banorëve anë e mbarë botës, po merr jetë edhe të vetë punonjësve shëndetësorë.

Oda e Mjekëve të Kosovës, do të kujtojë përjetësisht mundin dhe sakrificën e mjekëve kosovarë që kanë dëshmuar shkallё tё lartё profesionalizmi në shërbim të jetës së qytetarëve.

Do të kujtohen përjetësisht edhe ata që kanë humbur betejën me Covid 19, në luftë për shëndetin tonë.

Duke besuar në profesionizmin e stafit shëndetësorë dhe një ndërgjegjësim të gjithë popullatës, OMK shpreson që t’i dalim në krye edhe kësaj sfide që ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës.


MË SHUME NGA Shëndetësi