Aramco në bisedime për shitjen e mbi 10 miliardë dollarë aksione
Marrëveshja për transferimin e deri në 49 për qind të aksioneve në konsorcium duke përfshirë investitorët amerikanë, kinezë dhe vendas mund të shpallet këtë javë.
Gjigandi i naftës i Arabisë Saudite, Aramco, është në bisedime serioze për shitjen e 49 për qind të aksioneve të tubacioneve të saj të naftës të një konsorciumi për midis 10 deri 15 miliardë dollarë, sipas njohësve të çështjes, raportoi "Wall Street Journal.
Marrëveshja për transferimin e aksionit pakice tek një grup që përfshin investitorë amerikanë, kinezë dhe vendas pritet të shpallet sa më shpejt këtë javë.
Aramco, e cila ka siguruar se mbetet në kontrollin operacional të aseteve duke mbajtur shumicën e aksioneve në biznesin e tubacionit, është në bisedime për të shitur aksionet e pakicës tek një grup investitorësh që mund të përfshijnë gjigandin e blerjeve të SHBA-së Apollo Global Management Inc., kompaninë investuese të energjisë EIG Global Energy Partners, fondin kinez të infrastrukturës Silk Road Fund dhe China Reform Fund Management Co, së bashku me kompanitë saudite të fondeve të pensionit.
Nëse palët bien dakord, do të ngrihet një ndërmarrje e përbashkët, e cila do të marrë të ardhura nga Aramco për kalimin e naftës përmes tubacioneve. Megjithatë, detaje të mëtejshme të marrëveshjes për ndarjen e të ardhurave nuk janë publikuar ende























