Kosova dhe Izraeli kanë mundësi të mëdha të thellojnë bashkëpunimin
Kosova dhe Izraeli kanë mundësi të thellojnë bashkëpunimin pas njohjes reciproke.
Koloneli Golan Vach- këshilltar për gatishmërinë emergjente dhe reagimin ndaj katastrofave në Izrael, tha për RTK se nuk ka pas përvojë më parë me punët në Kosovë.
Ai vlerësoi se është një përvojë e mirë që vjen në Kosovë dhe sheh mundësi për bashkëpunim.
Kurse Damian Brikman Bashkëthemelues dhe CEO i KIDIC (Korporata për Zhvillim Kosovë-Izrael), tha se është e lumtur që ka ardhur në Kosovë.
"Erdha para tre muajve, pas marrëveshjes mes dy shteteve. Kemi hapur zyrat, jemi të fokusuar për bashkëpunim në turizëm dhe siguri", tha ai sot në RTK.
Sipas tij janë duke i bërë studimet për tregun e Kosovës.
Ai bëri me dije se do të bisedojnë për fillimin e fluturimeve nga Prishtina për Izrael.























