12:25 / 08.04.2021
Bien rezervat e naftës bruto
Rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në SHBA u ulën me 3.5 milionë fuçi javën e kaluar krahasuar me javën paraprake.
Administrata e Informacionit të Energjisë e SHBA-së (EIA) njoftoi se rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në vend ranë me 3.5 milionë fuçi (0.7 për qind) javën e kaluar afërsisht në 498 milionë e 300 mijë fuçi.
Pritja e tregut ishte që rezervat do të ulen me afërsisht 1 milion e 325 mijë fuçi.
Rezervat strategjike të naftës së papërpunuar, të cilat nuk përfshihen në rezervat komerciale të naftës së papërpunuar, mbetën të pandryshuara në nivelin 637 milionë e 800 mijë fuçi.
Gjatë periudhës në fjalë, rezervat e benzinës në SHBA u rritën me 4 milion fuçi në 234 milionë e 600 mijë fuçi.























