14:13 / 08.04.2021
Gastronomët me `protestë`: Zgjidhja tanimë ekziston-Vaksina
Gastronomët kanë protestuar duke thënë se duan të punojnë dhe se janë të gatshëm të kontribojnë në sigurimin e vaksinave për stafin e tyre.
Kryetari i Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka hapur në mënyrë interesante lokalin e tij, duke shprehur protestën e tyre, pas masave të Qeverisë për mbylljen e gastronomisë deri më 18 prill.
"Punën nuk mund të na e marrë askush! Klientët janë ata që na japin vullnet të punojmë. Ne duam të punojmë dhe jemi të gatshëm të kontribojmë në sigurimin e vaksinave për stafin tonë", tha ai.
Ata shprehen se zgjidhja është vetëm vaksina.
"Zgjidhja tani më ekziston: Vaksina."

























