Benefitet e Astra Zenecës më të mëdha sesa rreziqet për mpiksje të gjakut

Benefitet e Astra Zenecës më të mëdha sesa rreziqet për mpiksje të gjakut

Derisa Astra Zeneca mbetet vaksina e vetme kundër koronavirusit që po ipet në Kosovë, Rregullatori Evropian i Barnave-EMA së fundmi ka gjetur lidhje të mundshme në mes të vaksinës Astra Zeneca dhe mpikjes së gjakut, por ka shtuar se benefitet e saj tejkalojnë rreziqet.

Për shkak të dilemave të paraqitura nga shumë vende evropiane kjo ka bërë që edhe në Kosovë procesi i vaksinimit që filloj me punonjësit shëndetësor të mos bëhet me ritëm të shpejt, dhe deri tani janë vaksinuar mbi  4000 personel mjeksor. Ndërkohë, nga sot fillon edhe vaksinimi i moshës mbi 85 vjecare.

Me një kontigjent modest prej rreth 20 mijë dozave të vaksinës britanike Astra Zeneca, kosovarët janë të fundit në rajon që kanë nisur procesin e vaksinimit.
Pak javë pasi filloj vaksinimin në masë me Astra Zeneca, pati raportime se vaksina shkaktoj mpiksje të gjakur në disa raste, duke bërë kështu që vendet më të mëdha në Evropë të pezullojnë vaksinimin me Astra Zeneca. 
Mjeku kosovar në Britani të Madhe Sabri Trepça, tregon se në Britani vaksina është duke u dhënë në masë, marr parasysh që autoritetet kompetente botërore theksojnë se benifiti  vaksinës Astra Zeneca është shumë më i lartë se efektet anësore.
 “Është një vaksinë shumë efikase pra bëhet fjalë për një efikasitet nga 70-90 % varësisht nga dozimi dhe konsiderohet se ka ndikim në disa aspekte si në krijimin e antiturpave që reagojjnë menjëherë në rast të infeksionit. Kjo vaksinë është dëshmuar se e pengon transmetimin  nga një person në tjetrin që është shumë e rëndësishme për shkëputjen e zingjirit të infektimit si dhe është dëshmuar se e ka zvogëluar në masë të madhe hospitalizimet dhe ka pas një ulje edhe të vdekjeve ndërsa kur është përsërit simptomat janë shumë më të lehta”, ka thënë Trepça.
Mbi këtë teori, edhe Vesa Halimi specialiste e rregullativës farmaceutike thotë se vaksina është e sigurt për aq auroritetet zyrtare e vlerësojnë sit ë tillë.
“Duhet të dijmë se benifiti i vaksinës është shumë më I madh se efektet anësore dhe për këtë qëllim agjencia evropiane e barnave dhe autoritetet tjera mblodhi ekspertë të kësaj fushe që dolën me një konkluzion se vaksina është e sigurtë dhe efektive por nuk përjashton mundësinë e shfaqjes së këtyre ngjarjeve por kërkon që punëtorët shëndetësor dhe pacientët të ndërgjegjësohen dhe të dijnë ku të kërkojnë ndihmë në rast se shfaqen këto problem”, tha Halimi. 
Edhe vendet që e pezulluan aplikimin e saj më vonë e rikthyen në përdorim me disa rregulla shtesë.
“Fillimisht Gjermania dhe disa shtete e kanë suspenduar këtë vaksinë por më vonë pas vlerësimeve të këtyre organizatave e kanë rikthyer me disa masa shtesë apo ndryshime dhe ata nuk e rekomandojnë te grupmoshat nën 55 vjec ndërsa te moshat tjera kjo vazhdon”, thotë Trepça.
Dilemat mbi vaksinën Astra Zeneca bënë që edhe përkundër pritjeve të mëdha për të filluar këtë proces i cii ndihmon në luftën kundër virusit COVID-19, numri i atyre që po e marrin vaksinën nga stafi shëndetësorë nuk është i kënaqshëm.
“Si Ministri e Shëndetësisë u bëjmë thirrje profesionistëve shëndetësorë që të vaksinohen dhe të krijojnë një imunitete aktiv kundër COVID 19. Për shembull për ne nuk është e pranueshme që një mjek apo punëtor shëndetësorë të zgjedh të kaloj vikendin në bregdet e të mos vaksinohet prandaj po e përsërisim se duhet të shfrytëzohet kjo mundësi sepse ne do të fillojmë me kategoritë e tjera të vaksinimit e nuk do të thotë se ai që nuk e ka shfrytëzuar mundësinë mund të rifutet në listë”, ka thënë Faik Hoti, Drejtor i Zyrës për Informim në MSH.
Edhe specialistja e rregullativës farmaceutike Vesa Halimi thotë se përderisa autoritetet kompetente rekomandojnë vazhdimin e procesit duke theksuar se vaksina është e sigurtë dhe efektive dhe se benifitet e saj janë më të mëdha se efektet anësore, nuk besoj se duhet që punëtorë shëndetësor të hezitojnë ta marrin atë përkundrazi duhet të shihen sin ë symbol I motivimit për masën dhe qytetarët. 
Ndërsa mjeku kosovar Sabri Trepça thekson se deri më tani nuk ka ndonjë dëshmi të qartë shkencore që sugjeron se ka lidhje direkte se vaksina shkakton këto problem edhe pse nuk është hudhë krejt si opcion. Sipas tij këto problem ndodhin edhe edhe pa marr vaksinën sic ndodh edhe sulmi në zemër mirëpo pa marrë parasysh gjithe këto ngjarjet janë shumë të rralla dhe nuk mund të konsiderohen sit ë tilla pa pas dëshmi të palëkundëshme derisa rithekson se të gjithe organziatat rekomandojnë që të vazhdoj vaksinimi. 
Të gjithë qytetarët që do të vaksinohen paraprakisht do të konsultojnë mjekun nëse janë të gatshëm për këtë proces dhe grupet e caktuara si personat me diabet dhe ata me alergji do të veprojnë sipas rregullave që zbaton Ministria e Shëndetësisë.
“Agjencia evropiane e barnave ka aprovuar me kusht këtë vaksin që të aplikohet nga 18 vjeq e lartë, më pas edhe pse studimet në kafshë  kanë tregu se kjo vaksinë nuk e dëmton shtatëzaninë, ende nuk kemi të dhëna klinike nëse mund të përdoret te shtatëzënat megjithatë klinicisti merr parasysh benifitet dhe rrezikun para se të vendos nëse duhet të jepet te një grup I caktuar sikur edhe te rastet që janë alergji në njërin nga përbërësit nuk duhet të merret dhe bëhet edhe në mbikëqyrjen e lartë të mjekut. Njejtë edhe për diabetikët do të vendosin bashkë me konsultën e mjekut”, thotë Halimi. 
Institucionet në vend tashmë kanë bërë gati edhe listat për të nis vaksinimin te të moshuarit.

Autor: Venera Xhoxhaj, RTK