Kosova ofron shumë mundësi për investitorët gjermanë
Investitorët e huaj potencialë për të mësuar më shumë rreth arsyeve për të investuar në Kosovë tashmë kanë në dispozicion “Manualin për investitorët e huaj” të hartuar nga autoret Sytrime Dervisholli dhe Nora Hasani.
Drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, tha se duhet punuar të rrisim prodhimin në Kosovë, e kjo mund të bëhet në disa fusha.
"Duhet të punojmë të rrisim edhe shërbimet"" tha ajo sot në emisionin "Aktual", në RTK.
Ndërsa Sytrime Dervisholli nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë theksoi se qëllimi primar i manualit është që t’iu ofrojë investitorëve informata të vlefshme, të përgjithshme dhe specifike për sektor të caktuar ku ata kanë interesin për të investuar.
Ky manual është i qasshëm në tri gjuhët e huaja, gjermanisht, shqip dhe anglisht. Manuali është praktik ku jepen informacione jo vetëm për klimën e të bërit biznes, por edhe sa i përket shkathtësisë dhe aftësisë që ka fuqia punëtore në Kosovë.
Gjithashtu në manualin e dytë të publikuar edhe ne PDF ka informacione për sistemin fiskal dhe bankar në Kosovë, por dhe shumë informacione të tjera që i nevojiten një investitori për ta marrë një vendim të edukuar nëse është i interesuar të investojë në Kosovë.























