13:27 / 13.04.2021
Minxhozi priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KOSST, z. Mustafë Hasani
Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KOSST, z. Mustafë Hasani.
Bashkëbiseduesit shprehën rëndësinë e pavarësimit të rrjetit energjetik të Kosovës, i cili pas më shumë se katër vite që nga përfundimi i ndërtimit të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri në të dy anët e kufirit, nga dhjetori 2020 është tashmë në funksion si linja e njohur “Autostrada Energjetike Kosovë-Shqipëri”.
Duke vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm mes KOSST dhe OST, palët shprehën gatishmërinë dhe vullnetit për bashkëveprim dhe projekte të përbashkëta në fushën e energjisë.























