12:07 / 14.04.2021
Brent tregtohet me 63.53 dollarë për fuçi
Çmimet e naftës shënuan rritje.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 25 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 63.53 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 14 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 59.84 dollarë amerikanë për fuçi.























