Kreditimi i biznesit të madh u rrit me 9,5% në shkurt
BKT
Ekonomi

Kreditimi i biznesit të madh u rrit me 9,5% në shkurt

Sistemi bankar zgjeroi portofolin e kredisë ndaj biznesit të madh, në fillim të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për segmentin e biznesit të madh, kreditimi është rritur me ritëm më të lartë, ndaj segmenteve të tjerë të biznesit.

Biznesi i madh është dominues në portofolin e kredisë, me një total prej 191.6 miliardë lekësh, në fund të shkurt 2021.

Ndërkohë rritja vjetore e portofolit të kreditimit të biznesit të madh, shënoi nivelin  9.5%, në  shkurt 2021./ATSH


MË SHUME NGA Ekonomi