Gjyqi ndaj Becchett-Do të paguajë një për një për dëmet ndaj shqiptarëve

Gjyqi ndaj Becchett-Do të paguajë një për një për dëmet ndaj shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se biznesmeni italian Francesco Becchetti do të paguajë në rrugë gjyqësore një për një për dëmet që ju ka sjellë shqiptarëve.

I ftuar në një studio televizive, Rama tha se ‘Iilir Meta, Saliu dhe të gjithë kanë vënë shumë shpresë te ky marifetçiu në këto zgjedhje duke përdorur pa pushim këtë gjyq.
“Ato 110 milionë euro nuk ka për t’i marrë kurrë. Kjo përballje nuk ka mbaruar. Se si nuk e them dot tani se është ndërtuar startegjia, por ai do të paguajë një për një dëmet që ju ka sjellë shqiptarëve, dhe jo në rrugë mediatike por në rrugë gjyqësore”, tha Rama.
I pyetur se si do të ndodhë kjo, Rama tha se “këtë nuk e them dot këtu sepse është strategji e skuadrës që ne kemi për këtë punë”.
“Kkemi një skuadër avokatësh dhe ekspertësh ndërkombëtarë dhe shqiptarë që merren me këtë punë. Nuk ta them dot se si do bëhet se nuk tregoj lëvizjet e shahut, por kjo nuk ka mbaruar dhe surpiza për të do jetë shumë e madhe. Edhe për Saliun e Ilirin që pa pikën e turpit mbrojnë një njeri në kërkim nga drejtësia shqiptare për pastrim parash dhe evazion”, tha Rama.
“110 milionë eurot e shqiptarëve, marifetçiu i paskrupullt t’i harrojë ndërsa dëmet që i ka bërë ai do t’i paguajë një për një. Ne kemi fituar 3 gjyqe dhe ai do t’i japi buxhetit të shtetit shqiptarë ndërkohë lekë për gjyqet që ka humbur”, tha Rama./ATSH