Çmimet e naftës rriten

Çmimet e naftës rriten

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 2 cent dhe u tregtuan me 66.60 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 5cent dhe u tregtuan me 63.1 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.4 për qind dhe u tregtua me 1,741.8 dollarë amerikanë për onz.