FKGK ka lujtur rol proaktiv gjatë kohës së pandemisë

FKGK ka lujtur rol proaktiv gjatë kohës së pandemisë

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore pjesë e ngjarjes “Mekanizmat e Financimit të Eksporteve” organizuar nga projekti USAID Compete Activity.

Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, z. Besnik Berisha ishte pjesë e panelit virtual “Mekanizmat e Financimit të Eksportit”. Në këtë panel, z. Berisha njoftoi pjesëmarrësit për të arriturat e Fondit përgjatë viteve, veprimtarinë aktuale të FKGK-së, si dhe cila është strategjia e institucionit për të adresuar qështjen për të cilën u bisedua në këtë ngjarje. Aty u tregua se gjatë gjithë këtyre viteve të operimit FKGK vazhdon të jetë i qëndrueshëm financiarisht, dhe njëkohësisht përgjatë këtyre vitete kapitali i Fondit është rritur vazhdimisht, i cili edhe reflekton për seriozitetin e institucionit. 

 
Me këtë rast, z.Berisha njoftoi pjesëmarrësit se FKGK ka lujtur rol proaktiv gjatë kohës së pandemisë duke mbajtur hapur linjat e garantimit si dhe duke kontribuar në dizajnimin e programit të rimëkëmbjes ekonomike. 

Në kuadër të PRE-së, FKGK ka dizajnuar dritare që adreson sektorin e prodhimit, që potencialisht është edhe sektori që ndihmon në rritjen e eksportit. Poashtu, z. Berisha konfirmoi gadishmërinë e FKGK-së për të mbështetur, përmes dritareve garantuese, kreditimin e ndërmarrjeve eksportuese duke u bazuar në kontrata me blerësin.
_