Rukiqi: Ekonomia do të ketë sfida rikuperimi nga pandemia edhe 3 vite

Rukiqi: Ekonomia do të ketë sfida rikuperimi nga pandemia edhe 3 vite

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi, gjatë takimi me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti tha se duan një plan për rimkëmbje ekonomike të zbatueshëm, duke shtuar se ekonomia e vendit do të ketë nevojë për mbështetje dhe gjatë viteve të ardhshme.

Ai gjatë takimit me anëtaret e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, duke folur për shumën prej 20 milionë euro që ka ndarë Qeveria e Kosovës të mërkurën për disa kategori tha se është vetëm një elementë i ndihmës së ekonomisë.

“Kjo është vetëm një element dhe ka shumë elemente që munden me pas ndikim, e sidomos ato që janë për dy tri vitet e ardhshme. Me uljen ekonomike që e kemi pas të gjitha projeksionet na qesin në këtë konstatim që edhe në vitet 2020-2023 ekonomia do të ketë sfida që lidhen me rikuperimin e pandemisë”, tha Rukiqi.

“Ne jemi të interesuar me pa një program të rimëkëmbjes ekonomike që është i zbatueshëm. Ne dhe vitin e ardhshëm ne duhet me pa masa për me e rikthyer trendin pozitiv”, tha Rukiqi.