Kurtishaj: Transporti rrugor në një gjendje të rëndë,jemi buzë falimentimit

Kurtishaj: Transporti rrugor në një gjendje të rëndë,jemi buzë falimentimit

Pandemia Covid19 ka goditur rëndë tranportin dhe turizmin dhe për këtë janë humbur shumë vende të punës në Kosovë.

Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Ruzhdi Kurtishaj, tha se gjendja e transportit rrugor në Kosovë është shumë e keqe.

"Jemi në një gjendje të rëndë, jemi buzë falimentimit, ka një vit që jemi sektori më i godituri në Kosovë nga pandemia. Covid19 ka shkatërruar turizmin dhe transportin. Ne në Kosovë nuk kemi pasur mbështetje bga qeveria", tha Kurtishaj sot në një intervistë në Radio Kosovë.

Kurtishaj, i cili njëherit është edhe kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor, tha se duhet të rritet bashkëpunimi në fushën e turizmit mes shteteve.

Ai ka kritikuar vendimin e qeverisë së kaluar që mbështeti sektorët e tjerë dhe jo transportin.

Sipas tij edhe vendimi për 50% të kapaciteve ka dëmtuar rëndë këtë sektor.

Ai ka bërë të ditur se do të takojë ministrat  me të cilët do të diskutojë për problemet që janë në transportin rrugor.

"Ne si shoqatë i kemi adresuar kërkesat tona, kemi protestuar dhe i kemi dhënë kohë qeverisë. Nëse nuk do të ketë mbështetje nga qeveria, do të marrim masa radikale. Është alarmi i fundit,", tha ai.

 

Autor: RTKlive