Klubi i Prodhuesve takon ministrin Murati, u kërkua mbështetje
BKT
Ekonomi

Klubi i Prodhuesve takon ministrin Murati, u kërkua mbështetje

Nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës njoftojnë se sot u takuan me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve – Hekuran Murati, me të cilin diskutuan lidhur me pozitën financiare të vendit dhe gjendjen e prodhuesve gjatë pandemisë COVID-19.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë takimit parashtruan disa kërkesa konkrete sa i përket sektorit të prodhimit, dhe u kërkua mbështetja e Qeverisë për fuqizimin e këtij sektori, si njëri ndër bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjithashtu gjatë takimit u përmenden edhe masat e domosdoshme për formalizimin e ekonomisë dhe zbatimin e ligjit, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejtë në tërheqjen e investimeve, bilancin tregtar dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


MË SHUME NGA Ekonomi