Arabia Saudite në bisedime për shitjen e 1 për qind të aksioneve të "Aramco
Arabia Saudite është në negociata me një kompani udhëheqëse globale të energjisë për të shitur një pjesë të aksioneve prej 1 për qind të kompanisë së naftës "Saudi Aramco" të kontrolluar nga shteti, deklaroi Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman në një intervistë për televizion kombëtar.
Ai tha se kompania më e madhe e naftës në botë, e cila u rendit në Bursën Saudite në fund të vitit 2019, mund të shesë aksione të tjera investitorëve ndërkombëtarë brenda vitit ose dy viteve të ardhshme.
Princi i Kurorës theksoi rëndësinë e marrëveshjes që do të rriste shitjet e kompanisë dhe iu referua planeve të kompanisë për të përdorur deri në 3 milionë fuçi në ditë të prodhimit të saj të naftës së papërpunuar si lëndë e parë për petrokimikët dhe industri të tjera deri në 2030.
Eksportuesi më i madh i naftës bruto në botë varet shumë nga eksportet e naftës për ekonominë e saj, pasi shitjet e naftës përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të qeverisë.
Bin Salman gjithnjë e më shumë po mbështetet te "Aramco" për të ndihmuar në financimin e planit të tij për të transformuar ekonominë dhe për t'u diversifikuar nga hidrokarburet.
Oferta fillestare e kompanisë është pjesë e iniciativës së tij "Vizioni 2030" për ta larguar vendin nga varësia e naftës dhe duke u përqendruar në energjinë e rinovueshme dhe bërthamore. Nisma gjithashtu përfshin gjenerimin e punësimit më të madh, prezantimin e grave në jetën e biznesit dhe hapjen e qyteteve saudite për turistët e huaj.
Princi ndërmori hapa për ofertën fillestare të kompanisë më 5 dhjetor 2019 për "Aramco" në Bursën Saudite, Tadawul që grumbulloi 30 miliardë dollarë për fondin e pasurisë sovrane të mbretërisë për të gjetur investime të reja jashtë vendit dhe projekte të diversifikimit ekonomik në vend.
Një javë më vonë, më 12 dhjetor, çmimi i aksionit të kompanisë u rrit në 38.7 rial saudit (10.3 dollarë), duke e çuar vlerën e tregut të "Aramco"-s në 2.05 trilionë dollarë, hera e parë në histori që një kompani kaloi kufirin e tregut prej 2 trilionë dollarësh.























