Ferat Shala: Nuk duhet të paguhet rryma në veri
BKT
Ekonomi

Ferat Shala: Nuk duhet të paguhet rryma në veri

Kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala thotë se kjo dëmton buxhetin e Kosovës dhe kompaninë KOST, e cila e bën furnizimin e tërë shtetit të Kosovës me rrymë elektrike.

Në Komision parlamentar për Ekonomi kanë kaluar propozimet për mbulimin e shpenzimeve për energjinë elektrike të shpenzuar në veri .

Banorët serbë, të cilët jetojnë në komunat me shumicë serbe në veri jo rrallë thonë se nuk e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Mirëpo edhe përkundër kësaj, ata e shfrytëzojnë energjinë elektrike e cila shpërndahet nga kompanitë publike të shtetit të Kosovës.

E shpenzimet e energjisë së tyre tash e sa vjet i mbulon buxheti i Qeverisë së Kosovës pasi që serbët nuk paguajnë rrymën.

Ndërkaq, sërish çështja e pagesës së këtyre shpenzimeve është ngritur në Komisionin për Ekonomi.

Mimoza Kusari Lila ka bërë disa propozime se si duhenkryer këto pagesa, mirëpo ajo nuk ka marrë përkrahje nga të gjithë.

Ferat Shala kryetar i Komisionit parlamentar për Ekonomi thotë se nuk duhet të paguhet shuma prej 11 milionë eurosh nga Kosova, meqenëse një pagesë e tillë është edhe në dëm të kompanisë publike KOST, e cila e bën furnizimin e tërë shtetit të Kosovës me rrymë elektrike.


MË SHUME NGA Ekonomi