Von der Leyen: Ka ardhur koha të rifillojmë turizmin në BE

Von der Leyen: Ka ardhur koha të rifillojmë turizmin në BE

Në afrim të pushimeve verore, Komisioni Evropian propozoi sot të lejojë hyrjen në BE për udhëtarët që vijnë nga vendet e treta që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinave anti-COVID-19 të autorizuara në nivelin Evropian, sipas një deklarate.

Komisioni u propozon shteteve anëtare të lehtësojnë kufizimet aktuale mbi udhëtimet jo-thelbësore, të tilla si turizmi në BE, duke marrë parasysh progresin e fushatave të vaksinimit dhe zhvillimet në situatën epidemiologjike në të gjithë botën.

“Komisioni u propozon shteteve anëtare të lejojnë hyrjen në BE për arsye jo thelbësore, jo vetëm për personat që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike, por edhe për njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine të autorizuar në BE”, thuhet në tekst.

“Ka ardhur koha të rinisim industrinë e turizmit dhe të rifillojmë miqësinë kufitare në mënyrë të sigurt. Ne propozojmë të mirëpresim përsëri vizitorë të vaksinuar dhe ata nga vendet me një gjendje të mirë shëndetësore. Por nëse shfaqen ndryshime, ne duhet të veprojmë shpejt. Ne propozojmë një mekanizëm të frenimit të urgjencës së BE”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në Twitter. /ATSH-AFP-ANSA/