11:08 / 06.05.2021
Mehmeti: Do të shohim modalitete për Kartonin e Gjelbër
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se do të shohin modalitete për mundësinë e anëtarësimit në Kartonin e Gjelbër.
"Do të shohim modalitete për këtë, do të punojmë për uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara, që është problem shumë i madh në Kosovë", tha ai në ATV.
Ai tha se për këtë problem ka pasur diskutim me ministrat përkatës.























