Rizvanolli: Për rrymën në veri do të ofrojmë zgjidhje afatgjate

Rizvanolli: Për rrymën në veri do të ofrojmë zgjidhje afatgjate

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se brenda gjashtë muajve Qeveria do të gjej zgjidhje afatgjate e cila nuk ka ndodhur 20 vjetët e fundit sa i përket faturimit të rrymës në veri të vendit

Ajo ka shtuar se Qeveria do ta shqyrtojë këtë çështje me prioritet.

“Ne si Qeveri e kemi marr seriozisht jemi duke biseduar me institucionet kosovare dhe gjatë javës tjetër do të riaktivizojmë grupin punues”.

“Ne jemi në rrugë të drejtë të zgjidhjes së këtij problemi. Ne shpresojmë që në fund të gjashtë muajve do të kemi një zgjidhje afatgjate që nuk e kemi pasur 20 vitet e kaluara”.

Fillimisht shefja e Grupit Parlamentar i VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha se edhe qeveritë e kaluar kanë vepruar njësojë me pagesën për rrymën në veri.

“Në raport me kërkesën e miratuar në Komisionin për Ekonomi e kemi një devijim serioz që është evident për vite të tëra, në rrethana të mëhershme kemi prej katër qeverive më herët. Sot jemi pas miratimit me të njëjtën situatë, por kësaj radhe kemi arritur të bëjmë një zgjidhjen që të ketë koston më të ulët”.

“Rekomandimi parasheh që grupi punues i Qeverisë brenda 6 muajsh të vijë me një zgjidhje “.

Kurse deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe tha se nuk do t’i mbështesin rekomandimet e VV-së pasi që nuk parashihet krijimi i dy kompanive për furnizim me rrymë në veri.

“Është e rëndësishme për qytetarët ne pjesën veriore e drejta që të kemi furnizim me rrymën është e drejtë njerëzore në anën tjetër kjo çështje po politizohet por mund të ketë zgjidhje është folur edhe në Bruksel që të themelohen dy kompani dhe të ofrojnë shërbime për krejt qytetarët”.

“Nuk ka rekomandim që të formohen këto dy kompani Lista Serbe nuk mund t’i mbështet këto rekomandime”.