OAK dhe Oda e Sarajevës diskutojnë për krijimin e lehtësirave tregtare

OAK dhe Oda e Sarajevës diskutojnë për krijimin e lehtësirave tregtare

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) zhvilluan një takim virtual me Odën Ekonomike të Kantonit të Sarajevës, përkatësisht me kryetarin e odës Muamer Mahmutoviq dhe shefen e zyrës, Elvira Bazdar-Kadriq.

Sipas një njoftimit të OAK, ky takim ishte i karakterit njoftues mes palëve dhe diskutimit rreth mundësive të bashkëpunimit reciprok.

“Gjatë këtij takimi të dyja palët u informuan me gjendjen e të dy vendeve si rezultat i pandemisë, strukturën e bizneseve që përfaqësojnë dhe mundësitë e krijimit të lehtësirave gjatë shkëmbimit tregtar. Kryetari Mahmutovic falënderoi OAK-në për iniciativën dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim të ndërsjelltë në fushën e këmbimit të praktikave dhe përvojave më të mira”, thuhet në njoftimin e OAK-së.