09:36 / 07.05.2021
Krasniqi: Bizneset presin koordinim me qeverinë
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se nga qeveria presin bashkëpunim.
"Bizneset presin kordinim me qeverinë për planet e qeverisë, po ashtu ne kërkojmë mbështetje direkte, pasi që shumë biznese janë në gjendje të rëndë", tha ai sot në emisionin " Aktual", në RTK.
Sipas tij pa biznes dhe zhvillim të tij nuk mund të ecim përpara.























