Me propozim të PDK-së, subvencionohen kompanitë private të autobusëve

Me propozim të PDK-së, subvencionohen kompanitë private të autobusëve

Komuna e Prishtinës do të subvencionoj me 400 mijë euro kompanitë private të autobusëve. Ky vendim është marrë pas propozimit dhe këmbënguljes nga asambleistët e PDK-së në Komunën e Prishtinës.

Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kompanitë private në komunën e Prishtinës, përfshirë ato periferike.

Ky vendim vjen pas lirimit të qytetarëve nga pagesa në trafikun urban gjatë pandemisë, propozim që po ashtu e kishte bërë grupi i asamblistëve të PDK-së. 
Këtë e ka bërë të ditur asamblisti Leutrim Retkoceri, i cili ka thënë se pas shumë përpjekjeve, ia dolën që ta realizojnë një qëllim të tillë.
“Pas shumë takimeve dhe përpjekjeve ia dolëm! Bashkë me kryetarin e degës së PDK - Dega Prishtinë Uran Ismaili dhe kolegët e tjerë të kryesisë u angazhuam për t’i dalur në ndihmë kompanive private me autobusë që kanë një situatë të rënduar financiare nga kriza e pandemisë Covid 19!  Inicuam për votim në Kuvendin Komunal të Prishtinës që të subvencionohen kompanitë private me autobusë në linjat e transportit Publik në Prishtinë.
Propozimi i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës kaloi me 29 vota, 0 vota kundër dhe 0 vota abstenime.    Falenderoj shoqatën e kompanive dhe të gjithë për angazhim dhe përkrahje. Gjithashtu për përkrahjen e propozimit me votë  falenderoj të gjitha grupet e subjekteve politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës.”, ka thënë Retkoceri.


MË SHUME NGA Ekonomi