Biznesi mund të blejë rrymë elektrike nga BE-ja
Që nga 11 maji Bullgaria ka qasje të plotë në tregun e vetëm të integruar evropian të energjisë elektrike përmes platformës Day Ahead.
Tani çdo biznes bullgar mund të blejë energji elektrike nga një vend i BE me një datë të dorëzimit të nesërmen. Çmimi përfshin gjithashtu pagesën e rrjetit të shpërndarjes përtej të gjithë kufijve evropianë. Marrëveshjet do të lidhen vetëm me kapacitet të lirë në të gjithë kufijtë.
Dorëzimet fillojnë përmes Greqisë. Pas disa muajsh do të fillojë së funksiouari edhe lidhja me Rumaninë. Vonesa është për shkak të pranimit të vonuar të Rumanisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Sllovakisë në tregun e përbashkët të energjisë, tha Konstantin Konstantinov, drejtori ekzekutiv i Shkëmbimit të Pavarur të Energjisë Bullgare, për programin Horizont të BNR.























