Papunësia në zonën e OECD-së shënon ulje të lehtë në mars
BKT
Ekonomi

Papunësia në zonën e OECD-së shënon ulje të lehtë në mars

Shkalla e papunësisë në vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) u ul në 6,5 për qind në mars.

Shkalla mbetet 1,2 pikë përqindjeje mbi nivelin para pandemisë, sipas një deklarate të OECD-së, kurse shifra në shkurt ishte 6,6 për qind.

Shkalla e papunësisë së të rinjve në OECD, personave të moshës nga 15 deri 24 vjeç, u zvogëlua në 13,3 për qind në mars nga 13,6 për qind krahasuar me muajin e kaluar, por 2 pikë përqindjeje mbi nivelin para pandemisë.

Në mars, shkalla e papunësisë gjithashtu pati një rënie margjinale në zonën e euros në 8,1 për qind nga 8,2 për qind në shkurt.

Kanadaja regjistroi një nga rëniet më të mëdha në mars, me rënie me 0,5 pikë përqindjeje në 7,5 për qind, ndërsa shifrat për Japoninë, Meksikën dhe SHBA-në ishin 2,6 për qind, 4,3 për qind dhe 6 për qind.

Nga ana tjetër, shkalla e papunësisë u rrit në 5,4 për qind në Izrael, me 0,3 pikë përqindjeje.


MË SHUME NGA Ekonomi