12:47 / 12.05.2021
Mehmeti: Investime të huaja duhet të kemi sa më shumë në fushën e prodhimit
RTKlive
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se Kosova duhet të ketë më shumë investime të huaja në fushën e prodhimit.
“Këto investime do të rriten dhe do ta ndërrojnë strukturën e ekonomisë, këto do të adresohen me ndërrimin e ligjit për rimëkëmbje”, tha ai në RTK.
Sipas tij ky ligj do të afektojë edhe ligje të tjera.
Mehmeti për diasporën ka vlerësuar se ajo është një nga shtyllat e rëndësishme të ekonomisë së Kosovës.
“Remitencat që janë mbi 980 milionë euro, ato dërgohen dhe më shumë shkojnë në konsum. Ne kemi nevojë edhe për paranë e tyre, por edhe për investime nga ajo”, tha Mehmeti.























