Zvicër: Papunësia, më e lartë te të huajt

Zvicër: Papunësia, më e lartë te të huajt

Punëtorët e ardhur në Zvicër nga vendet me ekonomi të dobët vazhdojnë të jenë të papunë.

Me 10.2 për qind të normës së papunësisë, Jura ka numrin më të lartë të të huajve pa punë që jetojnë në Zvicër – në krahasim me udhëtarët ndërkufitarë – tregojnë statistikat nga zyra për vendosjen e vendeve të punës (ORP), transmeton albinfo.ch.

Aargau është kantoni i radhës, me 7.6 për qind të normës së papunësisë, i ndjekur nga Valais (7.3 për qind).

Në rastin e Valais, i cili është një destinacion i njohur turistik, papunësia është kryesisht për shkak të ngadalësimit në industritë e hoteleve dhe restoranteve, të dy sektorët të cilët punësojnë kryesisht fuqi punëtore të huaj, shkruajnë mediat zvicerane.


MË SHUME NGA Ekonomi