BERZH ndan 70 mln euro për një projekt
BKT
Ekonomi

BERZH ndan 70 mln euro për një projekt

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha se do të ofrojë hua 70 milionë euro (84.1 milionë dollarë) për Maqedoninë e Veriut për të zbatuar një projekt për ndërtimin e një sistemi tranziti të shpejtë për autobusët (BRT) në kryeqytetin e Shkupit.

onoksidit të karbonit me mbi 95% dhe oksidin e azotit dhe dioksidin e karbonit me të paktën 25%, tha BERZH në një deklaratë. 

“Qëllimi përfundimtar i projektit është të sigurojë një transport të ri në Shkup përmes një rrjeti efikas dhe ekonomik të transportit. Autobusët ekologjikë do të ulin ndotjen e ajrit dhe do të sigurojnë transport të shpejtë, të sigurt dhe cilësor”, vuri në dukje ministri i Transportit dhe Komunikimit, Blagoj Bocvarski. 

Ky projekt është i treti në Shkup i ndërmarrë në bashkëpunim me programin Qytetet e Gjelbra të BERZH, një program inovativ për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm urban. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut u bashkua me programin në vitin 2019. 


MË SHUME NGA Ekonomi