Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26298 familje
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM12021.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga:skema e ndihmës sociale; skema e pensioneve bazë të moshës;skema e pensioneve kontributpaguese të moshës;skemae pensioneve për personat me aftësi të kufizuara;skema e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik; skema për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme; skema përpensionet familjare;skema për pensionet invalidore;skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës; skema e pensioneve të Trepçës; skema e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës; skema e kompensimeve për personat e verbër; të dhënat për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM1 2021,nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26298 familje me gjithsej 105296 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 405 familje.
Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se:nga skema e pensioneve bazë të moshës janë142 092përfitues;nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë49 165 përfitues;nga skema përpensionet familjare janë3 700përfitues;nga skema për pensionet invalidore janë 81 përfitues;nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 272 përfitues;nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 187 përfitues;nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 590 përfitues;nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë1 844 përfitues;nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 271 përfitues;nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 697përfitues;nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13487 përfitues;nga skema për veteranët e luftës janë 38 280 përfitues; dhe nga skema e viktimave civile janë 902përfitues.
Gjatë TM1 2021 janë braktisur 4 fëmijë.























