MFPT takim me KE për transparencën dhe mbikqyrjen e buxhetit
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti a mbajtur sot takimin virtual të Dialogut të Politikave të Menaxhimit të Financave Publike (MFP), me koordinatore në Komisionin Evropian, Isabelle Wertheim.
Ndërsa, të pranishëm në takim ishin edhe zyrtarë të lartë të MFPT, zyrtarë të lartë të institucioneve të tjera të Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe të arriturat e institucioneve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e financave publike, duke përfshirë edhe analizën e pakos së rimëkëmbjes (përdorimi i synuar i fondeve dhe transparenca, mësimet e nxjerra), për arritjet kryesore të MFPT-së dhe ndikimi i pandemisë COVID19, duke përfshirë edhe Planin e veprimit të Menaxhimit të Financave Publike 2021. Gjithashtu, u diskutua Strategjia e re e MFPT-së , duke përfshirë edhe Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike dhe Prokurimin Publik.
Në fund, u prezantuan të arriturat dhe sfidat në lidhje me transparencën dhe mbikqyrjen e buxhetit, rishikimin e politikës tatimore, raportin monitorues të Strategjisë Kombëtare, luftimin e ekonomisë informale, planet e ardhshme për mbledhjen e të hyrave, si dhe për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe zhvillimet e ardhshme buxhetore.























